13.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

KAS do të shqyrtojë neser kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për pavlefshmërinë e Zgjedhjeve në Himarë

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve (KAS) ka njoftuar se do të shqyrtojë nesër, më 21 gusht 2024, në orën 12:00, kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ky koalicion kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 4 gushtit 2024 në Himarë.

Kërkesa ankimore nr. 11 ka si objekt kundërshtimin e vendimit nr. 85, datë 05.08.2024, për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë.

Opozita akuzon mazhorancën për problematika dhe parregullsi të rënda gjatë procesit të votimit në 36 Qendrat e Votimit. Sipas “Bashkë Fitojmë”, zgjedhjet u zhvilluan në një klimë politike të ngarkuar, duke përfshirë pengimin e votuesve, siç ishte problemi me kartat e identitetit të skaduara, zbarkimin e administratës në Himarë dhe intimidimin ndaj votuesve e bizneseve.

Në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, kandidati i mazhorancës, Vangjel Tavo, fitoi me 5022 vota, ndërsa kandidati i opozitës, Petro Gjikuria, mori 3545 vota.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT