27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Katastrofa në Gjermani/ Shkon në 156 numri i viktimave nga përmbytjet, situata e tensionuar dhe dramatike

Ka shkuar në 156 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani. Por bilanci i vërtetë i katastrofës ende nuk dihet, pasi shumë persona janë të zhdukur prej disa ditësh që kur kanë nisur përmbytjet masive. Mediat gjermane shkruajnë se nga 156 viktima në total, vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 110.

Ndërkohë që kaosi vazhdon. Më shumë se 100,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm dhe një pjesë e linjave hekurudhore janë dëmtuar duke bllokuar lëvizjen. Me dhjetëra ura jnë shembur, sipas autoriteteve gjermane, ndërsa në ditët në vijim do të shikohen rrugët alternative.

“Situata është shumë e tensionuar, ndonjëherë dramatike”, tha një zyrtar gjerman. “Gjithmonë vijnë thirrje emergjente“, tha një zëdhënës i policisë. “Situata është konfuze. Po bie shi i madh. Rrugët janë përmbytur ose bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut”.

Katastrofa ende nuk ka përfunduar, pasi priten reshje të tjera shiu. Gjermania dhe Belgjika ishin dy nga shtet më të goditura nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë” që tashmë është drejtuar për në Ballkan.

opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...