9.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Katër gjyqtarë të Kushtetueses rrëzojnë kërkesën e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur më 6 shkurt 2026, ka marrë vendim për kërkesën e Kryeministrit Edi Rama lidhur me masën e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas vendimit, gjyqtarët u ndanë në dy qëndrime, dhe votimi përfundoi 4 me 4, duke mos arritur numrin e nevojshëm prej 5 votash që kërkohet për t’i dhënë të drejtë ankimuesit. Për këtë arsye, vendimi i GJKKO-së dhe SPAK për pezullimin e Ballukut mbetet në fuqi.

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.

Gjykata thekson se imuniteti i ministrit nuk është privilegj personal, por ka për qëllim mbrojtjen e funksionit të organit ekzekutiv. Masa e pezullimit prek funksionin politik të ministres dhe për pasojë kërkohet autorizimi paraprak i Kuvendit, sipas interpretimit të disa gjyqtarëve. Një grup tjetër gjyqtarësh e ka konsideruar të ligjshëm pezullimin nga detyra, duke argumentuar se nuk prek mandatin e deputetes, por vetëm funksionin ekzekutiv.

Në përfundim, Gjykata rrëzoi kërkesën e kryeministrit, duke lënë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“90% e pronave të digjitalizuara”/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës raporton progres, synon regjistër të...

0
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka raportuar për më shumë se tre orë para grupit parlamentar socialist dhe anëtarëve...

“Zgjedhje në çdo degë deri më 30 prill”/ Partia Demokratike e Shqipërisë nis procesin...

0
Partia Demokratike e Shqipërisë ka shpallur nisjen e procesit të brendshëm zgjedhor dhe organizativ, në kuadër të përfundimit të mandateve katërvjeçare të strukturave drejtuese...

“Pasuria nuk është për t’u grumbulluar”/ Papa Leone XIV kritikon pabarazinë nga Monako

0
Papa Leone XIV denoncoi zgjerimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve gjatë vizitës së tij të parë në Monako, një nga vendet...

“Çmimin e luftës po e paguan gjithë njerëzimi”/ Recep Tayyip Erdoğan apel për diplomaci...

0
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme nuk po i vuajnë vetëm palët e përfshira, por...

“Mos lejoni që lufta të zhvillohet nga territoret tuaja”/ Masoud Pezeshkian paralajmëron rajonin

0
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të mos lejojnë përshkallëzimin e konfliktit nga territoret e tyre, duke...