26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Katër persona bien në prangat e Policisë së Tiranës/ Akuzohen për vepra të ndryshme penale

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Tre prej tyre janë arrestuar për dhunë në familje, trafikim i lëndëve narkotike dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, ndersa një tjetër rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 27 vjeç, pasi  në rrugën “Stavri Themeli”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim N. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë A. M., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...