3.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Ke ardhur nga rruga je bërë ministre”, Tabaku shpërthen keq ndaj Ibrahimaj-t

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka pasur një situatë të tensionuar me ministren e Financave Delina Ibrahimaj.

Tabaku shprehet gjatë fjalës së saj se Ibrahimaj vjen nga rruga dhe është bërë deputete dhe se 300 milionë euro janë marrë nga xhepat e shqiptarëve për shkak të paaftësisë së ministres.

Tabaku: Kam 12 vite dhe nuk ulem dot në nivelin politik të mjerueshëm të ministres. Të të vijë turp që ke ardh nga rruga dhe je bërë ministre. Sot të ardhurat në buxhetin e shtetin kanë ardhur 5-0% nga faktorë të brendshëm. 300 milionë euro janë marrë nga xhepat e shqiptarëve prej paaftësisë së ministres së ulur aty. Ministrja nuk sheh familjen se e ka mendjen te lista e koncesioneve. Miraton këtu VKM e akte normative, sot është aq e paaftë të flasë për qytetarët sa se kupton që rritja e çmimeve janë në dëm të qytetarëve. Ka 12 muaj ka ndejtur për asgjë dhe sjell një akt normative që do ta zbatoj 10 ditët e fundit. Arrogance reflektohet por nuk është arsye për të treguar se ka fuqinë e një mikrofoni. Ka shumë kolegë që flasin nga mazhoranca por askush nuk ka paaftësinë e korrupsionin tënd

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT