34.5 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

KE: I takon Kosovës që të shfrytëzojë mundësitë e ofruara nga MSA, i qëndrojmë vlerësimit se i keni përmbushur standardet për liberalizimin e vizave

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Kosovën tashmë ka gjashtë vjet që është në fuqi dhe është themeli për procesin e integrimit evropian të Kosovës, kështu thotë për KosovaPress zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Të mërkurën e kaluar u bënë gjashtë vite që kur Kosova nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim Asocim (MSA) me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje ishte cilësuar e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cilëson MSA-në diçka shumë më tepër se një kornizë ligjore dhe kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së.

“Marrëveshja është shumë më tepër se një kornizë ligjore dhe kontraktuale. Ajo ankoron dialogun tonë politik që mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë dhe shoqërisë. Ofron mundësi të gjera dhe të larmishme nga zhvillimi ekonomik dhe tregtar, deri te luftimi i korrupsionit dhe forcimi i shtetit të së drejtës, si dhe trajtimi i ndryshimeve klimatike”, tha ajo.

Por, shtoi se: “i takon Kosovës që të shfrytëzojë mundësitë e ofruara nga kjo marrëveshje, për shembull duke vendosur – si në ligj ashtu edhe në frymë – politikat ekonomike, garancitë e sundimit të ligjit dhe standardet e nevojshme për tërheqjen e investimeve dhe rritjen e cilësisë së produkteve vendore që të jenë më konkurrues”.

Sipas saj, sa më shumë që Kosova të zbatojë MSA-në, aq më afër do të jenë standardet e saj me ato në shtetet anëtare të BE-së, që ofrojnë më shumë mundësi për tregti dhe investime.

Brenda kornizës së MSA-së janë disa kritere që Kosova duhet plotësuar në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

E pyetur për arsyet e mungesës së një vendimi nga ana e BE-së për këtë çështje, Pisonero thotë se Parlamenti Evropian ka mbështetur propozimin e Komisionit, por ai është ende në shqyrtim në Këshill, nga shtetet anëtare të BE-së.

“Komisioni Evropian është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj çështjeje për qytetarët e Kosovës. Komisioni i qëndron vlerësimit të tij nga korriku 2018 se Kosova i përmbush standardet për liberalizimin e vizave. Parlamenti Evropian ka mbështetur propozimin e Komisionit, por ai është ende në shqyrtim në Këshill, nga shtetet anëtare të BE-së”, përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...