1.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Këlliçi thirrje qytetarëve: Dilni masivisht të votoni, sot është dita e ndryshimit

Kandidati nga koalicioni Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka votuar pra shkollës “Dora d’Istria” në kryeqytet, ku ju ka bërë thirrje të gjithëve që të dalin masivisisht në zgjedhje.

Këlliçi u shpreh se me përjashtim të disa problemeve të vogla me identifikimin elektronik, procesi ka vijuar normalisht, ndërsa sipas tij sot është dita e ndryshimit të madh, që të gjithë qytetarët e Tiranës kanë kërkuar.

Kandidati kryesor nga radhët e opozitës votoi së bashku me prindërit e tij, dhe të njëjtën thirrje pati edhe për ata që ai i quan ‘nacut e Tironës’.

Belind Këlliçi: Sapo kryeva detyrën time si qytetar, ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të votojnë, ftoj të gjithë atatë rinj, ata qytetarë me të cilët kam shtrënguar duart në këto 5 muaj, sot është dita ku keni në dorë ndryshimin në duart tuaja.

Kam një apel për të gjithë naçut e Tiranës, për të gjithë vajzat dhe djemtë e Tiranës, shkoni dhe votoni. Askush nuk jua kontrollon dot votën, votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, unë e kreva detyrën time, tani do të shkoj në zyrën qendrore të PD-së.

Dilni, dilni votoni masivisht, sot është dita e ndryshimit, dilni dhe votoni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT