16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin, kë do të mbështesë Meta?/ “Emrat janë njëri më i mirë se tjetri”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se kjo forcë politike do të mbështesë kandidatin që do të gëzojë mbështetjen më të madhe nga Primaret në Tiranë.

Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se nëse do të ketë kandidatë të kësaj force politike që pretendojnë se mund të fitojnë në zona të caktuara, do ti paraqiten PD-së.

 Kë kandidat mbështesni për Tiranën, Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin?

Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv. i ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në Bashkinë e Tiranës. Mbështesim proces, cilido kandidat që do fitojë do gëzojë edhe përkrahjen e kolegëve të tjerë që Tirana ti ikë nga duart tiranëve.

Do bëni ndonjë propozim në primare?

Sot do të jetë mbledhja e parë e kryesisë së zgjedhur mbrëmë. Në këtë mbledhje do të përcaktohet edhe mënyra se si do të merren në konsideratë të gjithë ata kandidatë që pretendojnë se mund të kontribuojnë në fitoren e opozitës. Për këto raste do të bisedohet me PD-në, duke respektuar marrëveshjen që ne kemi nënshkruar me të, duke respektuar primaret.

Si do jetë protesta e 12 nëntorit, do të jetë paqësore?

12 nëntori është rasti që të gjithë qytetarët shqiptarë të dalin e të thonë fjalën e tyre, të kërkojnë llogari për shkatërrimin e shtetit, për shkatërrimin e ekonomisë familjare në vend. Është koha ti jepet fund regjimit gjobëvënës ndaj shqiptarëve të ndershëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...