26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Skandalet janë njëri më i rëndë se tjetri”/ Meta: “Të gjithë këto vjedhje kanë vetëm një autor, është Edi Rama, të japë menjëherë dorëheqjen”

Kreu i PL, Ilir Meta i ka kërkuar kryeministri Edi Rama të japë menjëherë dorëheqjen, duke theksuar se ai është autor dhe përgjegjës për vjedhjen e miliarda eurove me energjinë dhe portin e Durrësit, koncesionet dhe PPT-të.

“Skandalet janë njëri më i rëndë se tjetri, duke filluar me miliarda euro të vjedhura me energjinë dhe portin e Durrësit, koncesionet, PPT-të, të gjithë këto vjedhje kanë vetëm një autor e përgjegjës, është Edi Rama. Duhet të japë menjëherë dorëheqjen, ka degraduar qeverisjen në një bandë hajdutësh.

Vazhdon të qeverisë nga ajrit me charte, shqiptarët përballen me skamje varfri e mjerim, ndaj dorëheqja dhe largimi i tij i menjëhershëm është zgjidhja që shqiptarët të mos jenë vend i parë në botë me kërkesat për azil Edhe sot shqiptarët janë përballë një regjimi të urryer, është regjimi i hajdutëve dhe grabitqarëve më të neveritshëm të historisë s Shqipërisë me Ramën në krye, në vend që të jepte dorëheqjen mendon se do të fitojë kohë, është e qartë se e gjithë përgjegjësia për këtë shkatërrim të shtetit, që nuk i del për zot qytetarëve por është kthyer në instrument për të sulmuar opozitën dhe intelektualët, pedagogët dhe zërat kritikë të shoqërisë, mediat kritike e të pavarura, 12 nëntori është dita kur qytetarët do kërkojë llogari për vjedhjen që u bëhet çdo ditë dhe pasigurinë ku i ka zhytur. Ndaj duhet të japë dorëheqjen pa vonuar”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...