24.1 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Kelly pas daljes nga BBV: “Ishte një eksperiencë unike, por u penalizova nga hyrja e vonshme”

Në intervistën e tij të parë pas eliminimit nga Big Brother VIP, Kelly e ka cilësuar këtë eksperiencë si më të veçantën ndonjëherë, duke theksuar se ka shijuar çdo moment në shtëpi.

I pyetur nga Ledion Liço për arsyen pse një pjesë e ish-banorëve mendonin se ai nuk krijoi dinamika të tijat, Kelly u shpreh se hyrja e tij e vonshme në lojë dhe ndarja e poleve e bënë të vështirë ndërhyrjen në situata.

“Fillimisht u përpoqa të ruaja neutralitetin, por ishte e vështirë sepse shumica e banorëve e kishin izoluar lojën mes tyre. Unë jam natyrë më e tërhequr dhe nuk dua të dal nga vetja ime”, tha ai.

Sa i përket përplasjes me Rozana Radin, Kelly tha se nuk mendon se ai debat e penalizoi, por fakti që ishte një lojtar me më pak ditë në shtëpi dhe më pak dinamika, e bëri të qartë që ai do të largohej.

Nga ana tjetër, opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari vlerësuan qasjen e tij të qetë në lojë, ndonëse theksuan se nuk arriti të çante plotësisht si lojtar. Arbri gjithashtu nënvizoi se përdorimi i informacionit nga jashtë dhe debati me Rozanën mund ta kenë ndikuar disi negativisht.

Në fund, kur u pyet për fituesin e edicionit të 4-të të Big Brother VIP, Kelly u përgjigj “Gjesti”, duke dhënë kështu parashikimin e tij për finalen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...