24.1 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Momente emocionuese për Rozana Radin: Lexon letrën e partnerit dhe merr një surprizë nga Top Channel

Pas linjës së saj të jetës, Rozana Radi u ftua në “Storm Arena”, ku përjetoi një nga momentet më emocionuese të këtij edicioni të Big Brother VIP. Ajo u surprizua me një letër prekëse nga partneri i saj, e cila u lexua nga moderatori Ledion Liço.

“Ti më mund bindshëm me fjalën, por sot më takon mua të shkruaj. Po e përmbledh shkurt që të limitoj sa më shumë dëmet. Mos të të shkruaja, i binte që të të braktisja tani që je mirë. Çfarë ke bërë, s’ke pasur nevojë të pyesësh njeri. Ti e di përgjigjen më mirë se çdo kush. Ne e kemi mbështetur pa kushte njëri-tjetrin. Shënim: Shihemi pas festës”, shkruhej në letrën e partnerit të saj.

E emocionuar nga mesazhi, Rozana dha një premtim të ndjerë: “Dhe unë ia premtoj që ne do bëhemi prindër, sido që të jetë”.

Por surprizat nuk përfunduan këtu. Top Channel i bëri një dhuratë të veçantë këngëtares dhe moderatores së njohur. Ledion Liço e informoi atë se televizioni do të mbështesë trajtimet e saj, duke i dhënë shpresë për ëndrrën më të madhe të jetës së saj.

“Sonte dua të të them që Top Channel do të mundësojë ty të gjithë trajtimet, në mënyrë që me shpresë të madhe, mbase që vitin tjetër, kur unë të jem duke bërë Big Brother, të më vijë një mesazh nga ty dhe do më thotë: ‘Hej, ia dolëm’”, tha Ledioni.

Ky moment solli emocione të forta, duke prekur jo vetëm Rozanën, por edhe publikun që e ndoqi nga ekrani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...