16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kemi një skuadër që sot i jep të gjithëve mundësi”,Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, ka nisur ditën e parë të javës me një takim në orët e para të mëngjesit për të prezantuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës, të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në fjalën e saj të hapjes, bashkëdrejtoresha e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, theksoi periudhën intensive të takimeve dhe diskutimeve që kanë pasuar që nga muaji shtator, me synimin për të përcaktuar përfaqësuesit e garës. Bashkëdrejtoresha tjetër e PS, Elisa Spiropali, vuri në dukje se synimi i PS për zgjedhjet e 11 majit është realizimi i mandatit të katërt dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Spiropali vlerësoi punën e deputetëve aktualë dhe theksoi se PS ka bërë ndryshime epokale që nga 2013, si trefishimi i të ardhurave, rritja e pagave dhe rilindja e infrastrukturës. Ajo shtoi se aspirata e PS-së është që të mbyllin negociatat për anëtarësim në BE brenda dy viteve dhe të bëhen pjesë e familjes europiane gjatë kësaj dekade.

Spiropali gjithashtu vlerësoi përbërjen e ekipit të kandidatëve, duke theksuar rëndësinë e eksperiencës dhe kontributit të secilit deputet në këtë legjislaturë. Ajo shprehu optimizëm për të rinjtë që janë bashkuar me PS dhe që besojnë në transformimin e Shqipërisë me liderin Edi Rama.

Rama u shpreh se nuk duhet ta humbasim trenin e BE-së dhe vetëm kur të hymë në BE, vijoi ai, nuk do të ketë rëndësi kush qeveris këtu.

EDI RAMA: “Kemi një skuadër që sot i jep të gjithëve mundësi të zgjedhin. Ndryshe nga herët e tjera kemi një karakteristikë të rem të shumëpritur për mua personalisht, që në skuadrën e 11 majit kemi në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë kanë parë se sa pa lidhje dhe sa e kotë është të besosh se mund të bijë diçka e mirë për vendin e njerëzit duke dalë për të kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...