15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Kërcënimet me bomba/ Abazovic: “Nuk ka arsye për panik, asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh”

Dritan Abazoviç, ka reaguar pas kërcënimeve me bomba në vend. Abazoviç ka thënë se nuk ka vend për panik, por edhe se nuk ka çrregullim në sektorin e sigurisë në Mal të Zi.

“Qytetarët e Malit të Zi duhet të ndihen plotësisht të sigurt. Nuk ka asnjë arsye për panik. Policia duhet të veprojë në përputhje me ligjin, të bëjë të gjitha kontrollet… Është një përpjekje për të krijuar tensione dhe për të sjellë trazira te qytetarët. Nuk ka rënie në sektorin e sigurisë”, theksoi Abazoviç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një aktiviteti në Podgoricë..

Sa i përket seancës së nesërme, Abazoviç thotë se ka mundësi që edhe për të, të raportohet bombë.

“Shumica e adresave IP janë nga jashtë, nga vende të tjera. Sistemi nuk mund të funksionojë aq shpejt sa do të dëshironim. Kërkesat janë duke u bërë shteteve të tjera për të kryer kontrolle. Kërkesave nuk iu përgjigjen menjëherë. Apeli im është që nuk ka arsye për panik, asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh. A është një shaka e pakëndshme, një përpjekje e disa strukturave për të sjellë pak panik, një dëshirë për ta treguar sistemin më të dobët se sa është – ndoshta është një kombinim i gjithçkaje”, tha Abazovic.

I pyetur se si e komenton faktin që zyrtarët policorë nuk kanë reaguar zyrtarisht sot, Abazoviç ka thënë se policia po bën punën e vet.

“Shumica e shkollave janë bashkëpunuese. Shumë me të cilët kam biseduar janë të vetëdijshëm se dikush dëshiron të bjerë panik. Ndoshta është më mirë që politikanët të mos i hedhin benzinë ​​zjarrit, sepse ata nuk mund të ndihmojnë”, ka shtuar Abazoviç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT