20.5 C
Tiranë
Saturday, April 4, 2026
spot_img

Kërcënoi pronarët e lokalit pranë stacionit, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi akuzohet se kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme pronarët e një lokali pranë stacionit të trenit.

Sipas autoriteteve, ai kishte qenë më herët në vëmendje të Carabinieri, ndërsa së fundmi pronarët e barit denoncuan kërcënime të rënda, deri edhe për jetën. Për këtë arsye, Gjykata e Asti kishte vendosur një masë ndalimi, duke i ndaluar afrimin më shumë se 1 mijë metra pranë tyre.

Megjithatë, 42-vjeçari e ka shkelur në mënyrë të përsëritur këtë urdhër, duke vijuar të frekuentojë lokalin, çka çoi në ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e tij.

Pas ndalimit, gjykata vendosi masën e paraburgimit, ndërsa çështja e tij pritet të shqyrtohet nga autoritetet gjyqësore, të cilat do të vlerësojnë të gjitha shkeljet e kryera.

Policia thekson se ndërhyrja ishte e domosdoshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe të pronarëve të biznesit në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa...

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i...

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një automjet merr flakë pas përplasjes

0
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga...

Shkodër/ Dalin detaje të reja për plagosjen me thikë, identifikohet autori me precedentë penalë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe...

Lirohet nga burgu Ilia Ndoka, i përfshirë në operacionin “Revanshi”

0
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të Ilia Ndokës, kushëri i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas...

“Lungomare 4” zgjeron bregdetin e Vlorës/ Rama: Investim i ri për turizmin dhe jetesën...

0
Edi Rama ka njoftuar vijimin e investimeve në Vlorë përmes zgjerimit të shëtitores bregdetare “Lungomare 4”, në zonën e Plazhit të Vjetër. Në një postim...