8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në bllokun evropian/ Von der Leyen: “Komisioni i BE-së do të synojë të japë opinionin e tij në qershor”

Komisioni Evropian muajin e ardhshëm do t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në bllokun evropian, një lëvizje kyçe para se 27 shtetet anëtare ta marrin për trajtim këtë çështje. Kështu deklaroi më 9 maj shefja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen shkroi në Twitter se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe mezi pret që të pranojë përgjigjet e Ukrainës për pyetësorin e anëtarësimit.

“Komisioni i BE-së do të synojë të japë opinionin e tij në qershor”, shtoi ajo.

Më vonë gjatë ditës, gjatë një adresimi para Parlamentit Evropian, ajo tha se e ardhmja e Evropës është po ashtu “e ardhmja e Ukrainës”.

Zelensky më 18 prill i dorëzoi zyrtarëve të BE-së një pyetësor të plotësuar për të aplikuar për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE dhe tani ky dokument po shqyrtohet.

Dhënia e statusit të shtetit kandidat për Ukrainën do të vendoset nga anëtarët e bllokut, të cilët do të veprojnë sipas këshillave të ekspertëve të Komisionit Evropian.

Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit, ku duhet të dëshmohet përmbushja e standardeve rigoroze demokratike dhe të sundimit të ligjit.

Por, duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, zyrtarët e BE-së kanë thënë se ata do të punojnë që të përshpejtojnë këtë proces. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...