28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kërkesë për ekstradim nga Turqia: Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës,

Prokuroria e Shkodrës i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë materialet e dosjes së Ibrahim Licit, bashkë me kërkesën për ekstradimin e tij. Lici u arrestua në Turqi nga autoritetet lokale, pasi ishte i lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, për të cilën ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Familjarët e Licit pretenduan se ai u vetëdorëzua në Turqi.

Ministria e Drejtësisë pritet të drejtohet zyrtarisht tek shteti turk për të kërkuar ekstradimin e Licit. Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Licit, për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe mbajtjes pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit.

Informacionet për vendndodhjen e tij në Turqi u siguruan nga agjentët e antikrimit në Shkodër, dhe pas bashkëpunimit me Interpolin dhe autoritetet turke, Lici u arrestua në operacionin policor të koduar “Jehona”. Megjithatë, vëllai i tij, Hamza Lici, thotë se Ibrahim nuk u arrestua, por u vetëdorëzua në Turqi për të kërkuar azil, duke pretenduar se nuk ndihet i sigurtë në Shqipëri dhe se është i pafajshëm për vrasjen e Mustafës.

Në lidhje me vrasjen, një tjetër person, Ergys Malja, është dënuar me 10 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për Maljan për shkak të moshës së tij të mitur.ia

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...