10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Kërkojmë të kthehet dënimi me vdekje”/ Familjarët e 8-vjeçarit shkojnë në Vlorë për mbledhjen e firmave për peticionin

Halla dhe vëllai i 8-vjeçarit që u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij në Fier, kanë mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku kërkojnë mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje.

Përmes një prononcimi për media, halla e të ndjerit i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Vlorës që t’i bashkohen peticionit dhe këtë ta bëjnë jo vetëm për Mateon, por për të gjithë fëmijët e vrarë padrejtësisht.

“Vazhdon peticioni. I bëj thirrje qytetit të Vlorës të na bashkohet. Kjo nuk bëhet vetëm për Mateon, por për të gjithë ata fëmijë që i është marrë jeta padrejtësisht. Kështu që bëj thirrje Vlorës çohuni, kudo që jeni, duke fjetur gjumë, duke pirë kafe, ju lutem çohuni dhe na u bashkoni”, tha halla e 8-vjeçarit.

Ditën e sotme familjarët e 8-vjeçarit zhvilluan një protestë marshim në qendër të qytetit të Fierit, ku nisën dhe mbledhjen e firmave për kthimin e dënimit me vdekje. Protestës së tyre iu bashkuan dhe shumë qytetarë të ndryshëm, të cilët të revoltuar kërkuan drejtësi për 8-vjeçarin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...