14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Khloe Kardashian zbulon se familja i kishte marrë vesh tradhtitë e partnerëve para saj: “Më mirë të më tregojnë ata, sesa një i huaj”

Khloe Kardashian ka bërë një rrëfim emocional në podcast-in “Call Her Daddy”, duke ndarë detaje tronditëse nga marrëdhëniet e saj të së kaluarës me Lamar Odom dhe Tristan Thompson. Ylli i televizionit tha se në të dyja rastet, motra e saj Kim Kardashian dhe nëna Kris Jenner kishin zbuluar tradhtitë përpara se ajo të merrte vesh gjithçka.

“Kim e dinte për tradhtinë, mendoj se të dyja herët. Nëna ime, me ish-burrin tim, i dinte gjërat para meje dhe duhej të më tregonte,” u shpreh Khloe.

Ajo pranoi se, pavarësisht dhimbjes, e vlerëson që lajmet e hidhura i mësoi nga njerëzit e saj më të afërt. “Më mirë t’i dëgjoj nga ata sesa nga një i huaj. Unë nuk jam nga ata njerëz që bëjnë sikur nuk dinë asgjë.”

Khloe foli hapur edhe për shtatzëninë e dytë me Tristan Thompson, të cilën vendosi ta mbajë të fshehtë për shkak të turpit pas tradhtisë së tretë nga basketbollisti, i cili pati një fëmijë me një tjetër grua. “Isha shumë e turpëruar. E dija çfarë do të thoshin të gjithë. Trupi im e ndiente se nuk ishte i duhuri për mua, por atëherë nuk mund ta pranoja,” tha ajo.

Në mbyllje, Kardashian dha një këshillë për të gjitha gratë që përballen me pabesi në një lidhje: “Nga përvoja ime, nuk mendoj se njerëzit ndryshojnë për këtë çështje. Kur dikush ju tregon se kush është, besojini. Dhe këtë e mësova në mënyrën e vështirë.”

Khloe është ndarë përfundimisht nga Tristan në vitin 2021 dhe u divorcua nga Lamar Odom në vitin 2016.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...