34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Rama: Do rrisim buxhetin për Komitetin Olimpik – Durrësi do bëhet destinacion sportiv rajonal

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në parkun e Komitetit Olimpik, ku foli gjerësisht mbi planet për zhvillimin e sportit në vend, si dhe për domosdoshmërinë e rishikimit të ligjit për sponsorizimet.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se problemi i mbështetjes për kampionët shqiptarë është zgjidhur dhe se askush prej tyre nuk endet më rrugëve. Sipas tij, Komiteti Olimpik dhe federatat sportive kanë një rol të rëndësishëm, por buxheti aktual është i pamjaftueshëm.

Me siguri do e nisim vitin e ardhshëm me rritjen e buxhetit të Komitetit Olimpik,” u shpreh Rama, duke shtuar se “ka ardhur koha të ulemi dhe ta diskutojmë me seriozitet ligjin e sponsorizimeve.

Kryeministri solli si shembull bashkëpunimin me akademinë e famshme të Manchester City-t, e cila po ngrihet në Durrës, duke e cilësuar këtë një hap të jashtëzakonshëm për edukimin sportiv të fëmijëve shqiptarë.

“Shumë shpejt do të kemi të gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës… do të krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit,” tha ai.

Rama zbuloi gjithashtu se janë në proces bisedimesh për ngritjen e një akademie tenisi të Rafa Nadalit në Durrës dhe se NBA ka shprehur interes për hapjen e një akademie basketbolli në rajon, me Shqipërinë si opsionin kryesor.

Durrësin do e bëjmë një destinacion të një kompleksi me akademi sportive,” përfundoi Rama.

Ky projekt synon të kthejë Shqipërinë në një qendër të rëndësishme të edukimit sportiv dhe zhvillimit të talenteve të rinj në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...