28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Kina paralajmëron Japoninë pas deklaratave për Tajvanin: “Po kaloni vijën e kuqe”

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, reagoi ashpër ndaj komenteve të kryeministres japoneze Sanae Takaichi për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në rast të një sulmi kinez ndaj Tajvanit, duke e cilësuar qëndrimin e Tokios “tronditës” dhe “sinjal të rrezikshëm”.

Sipas një deklarate zyrtare të publikuar të dielën në faqen e Ministrisë së Jashtme kineze, Wang akuzoi Japoninë se po kalon një “vijë të kuqe” dhe se po përpiqet të ndërhyjë ushtarakisht në çështjen e Tajvanit. Ai iu referua deklaratave të 7 nëntorit, kur Takaichi tha në parlament se një agresion i mundshëm kinez ndaj Tajvanit mund të shkaktonte një përgjigje ushtarake nga Japonia.

Tensioni që ka shpërthyer prej më shumë se dy javësh është cilësuar si kriza më e rëndë në marrëdhëniet Kinë–Japoni prej vitesh, duke prekur jo vetëm fushën diplomatike, por edhe lidhjet tregtare dhe kulturore ndërmjet dy vendeve. Të premten, Kina i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, duke paralajmëruar se do të mbrohet “me vendosmëri”.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të vet dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit. Qeveria e Tajvanit i ka hedhur poshtë pretendimet e Kinës, duke deklaruar se vetëm populli tajvanez mund të vendosë për të ardhmen e vendit.

Ministria e Jashtme e Japonisë nuk komentoi menjëherë deklaratat e Wangut, por një ditë më parë e kishte cilësuar letrën e Kinës drejtuar OKB-së si “plotësisht të papranueshme”, duke theksuar se Japonia mbetet e përkushtuar ndaj paqes.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Tajvanit reagoi ashpër ndaj akuzave të Pekinit, duke thënë se letra dërguar OKB-së “shtrembëron me qëllim faktet historike” dhe shkel Nenin 2(4) të Kartës së OKB-së, që ndalon kërcënimin ose përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Wang Yi paralajmëroi se Kina “duhet të kundërpërgjigjet me vendosmëri” për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Ai shtoi se nëse Japonia “vazhdon në rrugën e gabuar”, vendet e tjera “do të kenë të drejtë të rishqyrtojnë krimet historike të Japonisë” dhe të parandalojnë “ringjalljen e militarizmit japonez”.

Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Japonisë pas SHBA-ve, duke importuar rreth 125 miliardë dollarë mallra japoneze gjatë vitit 2024, kryesisht pajisje industriale, gjysmëpërçues dhe automjete, sipas të dhënave të UN COMTRADE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...