Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen me burgun dhe momentet e vështira të depresionit. Në promo të emisionit, ajo pranoi se ka kaluar një periudhë të errët në jetën e saj:
“Unë e kam pasur një fazë që e kam kaluar në një mënyrë më të rëndë, me disa gjëra jo të mira, ishte një depresion shumë i thellë,” u shpreh ajo.
Fjolla shtoi se nuk ka pasur kurrë qëllim të krijojë skandale, duke e konsideruar eksperiencën si një periudhë të vështirë që ka arritur ta tejkalojë:
“Kurrë nuk kam dashur të bëj skandale. Është një eksperiencë e keqe e imja të cilën unë e kam tejkaluar shumë rëndë.”
Intervista do të përfshijë gjithashtu përvojën e saj në Big Brother VIP Kosova 4 dhe momentet personale, përfshirë martesën me biznesmenin Fisnik Sylën. Artistja ka ndarë shpesh me ndjekësit gjendjen e saj shpirtërore edhe në rrjetet sociale, duke treguar hapur për sfidat që ka kaluar.






