26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Largohu, se do të të vras edhe ty”: Rrëfimi i familjarit për tragjedinë në Majac që la tre viktima

Një ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 22 marsit në fshatin Majac të Podujevës ka lënë pas tre viktima dhe ka tronditur komunitetin lokal. Sipas familjarëve, incidenti filloi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes Ardita Gashit, 31 vjeç, dhe Ilaz Brahimit, 45 vjeç nga Obiliqi.

Njëri nga familjarët, i cili preferoi të mbetet anonim, ka treguar për Klan Kosova se familja nuk kishte konflikte të dukshme me askënd dhe nuk ishte e vetëdijshme për marrëdhënien që Ardita kishte me Ilazin. Ai sqaroi se ngjarja ndodhi papritur dhe në mënyrë të dhunshme:

“Pasi qëlloi atë djalin, ajo shkoi tek nusja e xhaxhait. Ajo ishte bashkë me nusen e djalit dhe tre fëmijët. Ardita iu tha të dilnin jashtë sepse kishte diçka për të biseduar me nusen e xhaxhait. Sapo dolën, dëgjuam të shtëna. Ne ikëm menjëherë, por ajo u mbyll në dhomën e fëmijëve. Kur vëllai tentoi të hynte, ajo drejtoi armën ndaj vetes dhe i tha ‘largohu, se do të të vras edhe ty’”, tregoi familjari.

Ai shtoi se arma e përdorur ishte një pistoletë, duke mohuar pretendimet se ishte përdorur një armë automatike.

Pas incidentit, Ilaz Brahimi humbi jetën në vend, ndërsa një tjetër pjesëtar i familjes, Miradije Gashi, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë mëngjesin e së hënës gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ardita Gashi u dërgua gjithashtu në QKUK në gjendje kritike pas vetëplagosjes, por nuk mundi të mbijetonte.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, deklaroi se ngjarja kishte nisur nga një mosmarrëveshje mes dy personave dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie familjare.

Komuniteti i Majacit mbetet i tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa autoritetet po vazhdojnë me hetimet intensive për të kuptuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që çuan deri te humbja e jetës së tre personave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...