32.1 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

“Kjo është një garë si ato ndeshjet me top lecke”/ Rama: “Ju flisni për vete, doni apo nuk doni Ballkani i Hapur do të vazhdojë”

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me deputetin e PD-së, Tritan Shehu për Ballkanin e Hapur. Kreu qeverisë u shpreh i bindur se kjo nismë do të vazhdojë, do apo nuk do ai, pasi sic tha Rama, perspektivën e tyre, shqiptarët ia kanë besuar PS.

Në replikën e tij gjatë interpelancës me deputetin e PD-së, Rama theksoi se Tritan Shehu, ashtu si edhe partia e tij flasin me vete dhe për veten.

“Kjo është një garë si ato ndeshjet me top lecke si në ato filmat në kohën e realizimit socialist. Të kujtohet zoti Shehu ai filmi kur ai i thoshte “Guri ata do të na rrahin”, tha Rama.

Sipas Ramës, askush nuk është kundër nismës ‘Ballkani i Hapur’, ndërsa shtoi se kërkohet gjithëpërfshirje.

“Zoti Shehu, ju thatë që më dëgjuat me vëmendje. Edhe unë ju dëgjova dhe përgjigjen e kishe të shkruar. Pra ju nuk më dëgjuat zoti Shehu dhe unë ju dëgjova dhe më vjen keq të them se ju flisni me vete dhe flisni për vete. Duke bërë në fakt atë që keni bërë si parti, duke marrë shqiptarët për budallenj.

Në partinë tuaj flitet për vetë dhe për vete, dhe u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Po jo është çështja juaj. Zoti Shehu, as në Bruksel, as në Paris dhe SHBA apo Hagë nuk është kundër Ballkanit të Hapur. Të gjithë thonë që Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës. Pjesëmarrje e tre vendeve është e mirëseardhur. Unë nuk hyj në garë se me kë është Amerika dhe Evropa, sepse kjo është një garë si ato ndeshjet me top lecke si në ato filmat në kohën e realizimit socialist. Të kujtohet zoti Shehu ai filmi kur ai i thoshte “Guri ata do të na rrahin”.

Tregu i përbashkët rajonal i mbron këtë interesa.

Doni ju zoti Shehu apo nuk doni ju Ballkani i Hapur do të vazhdoje, sepse shqiptarët na kanë besuar ne PS, mbrojtjes së interesave të tyre dhe jo ju”, u shpreh Rama.

Ndërkohë Shehu u shpreh kryeministri Edi Rama po e vendos integrimin europian në spiralen e Serbisë, ndërsa shtoi se Vuçiç nuk i ka pranuar kurrë krimet e Millosheviç.

“Me keqardhje them se ju nuk thatë asgjë, bëtë vetëm demagogji dhe u përpoqët të justifikonit të pajustifikueshmen. Me veprimet në krah të Vuçiç po i bëni dëm shqiptarë qoftë edhe për procesin e integrimit europian. Ajo që ju thoni nuk qëndron. Ideja për krijimin e Jugosllavin së re ka lindur shumë herët.

Ju jeni i vendosur të qëndroni në këtë pozicion të pashpresë, përsa kohë ju jeni kryeministër edhe vendi është i pashprese. Për ju ka vetëm një zgjidhje, të jepni dorëheqje. Ju keni dështuar më Ballkanin e Hapur. Bëjeni atë që bëri Zaevi, ja vlen ta bëni. Unë ju bën thirrje të hiqni dorë nga projekte të tilla që shikojnë në lindje”,  ka thënë Shehu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...