25.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Klea Huta përballet me sfida shëndetësore pas një periudhe të vështirë

Moderatorja e njohur, Klea Huta, po kalon një periudhë sfiduese shëndetësore, duke u përballur me një seri problemesh që duket se nuk kanë të mbaruar. Pas një udhëtimi në Ibiza, ku përjetoi humbjen e valixheve dhe një lëndim gjatë zhytjes, ajo vazhdon të ketë shqetësime shëndetësore, që kulmuan me infektimin me Covid-19.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Klea ndau me ndjekësit e saj përvojën e vështirë të tre muajve të fundit. Ajo përshkroi një sërë problemesh, duke filluar nga infeksionet e mëparshme, lëndimet dhe izolimin për shkak të Covid-19. “Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën,” shkroi Klea.

Ajo theksoi dhimbjen e vazhdueshme të kokës dhe vështirësitë me frymëmarrjen, duke treguar përpjekjet e saj për të lehtësuar simptomat me metoda të ndryshme, përfshirë aerosolët dhe avullin me gjethe dafine.

Më vjen keq që nuk gjeta rehat as për një javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës është e tmerrshme. Nuk mund të mbush hundët me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT