17.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

“Kodi elektoral po shkelet në këtë fushatë më haptazi se kurrë”/ Berisha: Rama armik i votës së lirë të shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Rama ka shkelur Kodin Zgjedhor me premtimet elektorale, dhe shpërndarjen e bonuseve apo ndërhyrjet te pagat.

Në një bashkëbisedim në Fb me qytetarët, Berisha tha se Rama me këto veprime ka zgjuar revoltën popullore.

“Kodi elektoral po shkelet në këtë fushatë më shumë se kurrë dhe më haptazi se kurrë. Edi Rama armik i votës së lirë të shqiptarëve po përdor në këtë fushatë si kurrë në 32 vite në memorien time, qindra e qindra miliona euro për të blerë vota me to, haptas, publikisht. Shpërndan bonuse, ndërhyn në rroga, kjo s’ka ndodhur kurrë. Merr certifikatë nga KQZ-ja e tij që sipas të cilës vota në zgjedhjet lokale s’qenka votë.

Ndaj s’ka rëndësi se si veprohet. Asfalti elektoral ka plasur në të gjitha anët. Shet mafioz, ky narkoshtet po shkelmon nen për nen kartën e Kopenhagen, Kodin e Venecias apo dhe të Shqipërisë. Ajo që konstatoj unë, i them Edi Ramës; po kryen krime monstruoze elektoral, për të cilat do ndëshkohesh. Këto veprime kanë zgjuar një revoltë, këto akte të padrejta, dëshmi të verbra për të grabitur votën, kanë zgjuar një neveri, urrejtje të papërmbajtshme te qytetarët. E them me bindje të plotë se këto përpjekje do të dështojnë. Megakrim elektoral po kryen.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...