8.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

“Koha të reflektojmë dhe të prodhojmë një politikë që i shërben procesit të integrimit”, shprehet Tabaku për çeljen e negociatave

“Koha të reflektojmë dhe të prodhojmë një politikë që i shërben procesit të integrimit”.

Kështu shkroi Jorida Tabaku në faqen e saj zyrtare në FB, duke thënë se merita për konferencën e parë ndërqeveritare i shkon dhe opozitës që ndërmori hapa konkretë për anëtarësimin e vendit në NATO që në fillim të viteve 1990.

Sipas saj, në 8 vite qeverisje opozita ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë proces dhe duhet të ishte ftuar në tavolinën europiane.

“Megjithëse BE ka provuar sa ka qenë pranë nesh sa herë që ne kemi kërkuar ndihmë madje edhe duke e ditur se si qeveria jonë i menaxhon ndihmat, si fjala vjen për tërmetin apo pandeminë. Pa folur për projektet infrastrukturore që jo rrallë janë nënvlerësuar nga një qeveri që shpërdoron shumë dhe jep llogari pak”, shkroi Tabaku.

“Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të fokusoj punën dhe rolin e këshillit në mbikëqyrjen e këtij procesi, në kontrollin e monitorimin e strukturave. Pasi do të ishte e udhës që parlamenti shqiptar të merrte gjithnjë e më shumë funksione dhe pushtet në dorë në lidhje me këtë proces që nuk është pronë e asnjë force politike përpos e forcës së shqiptarëve për me qenë pjesë e BE-së”, shtoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...