28.6 C
Tiranë
Tuesday, August 4, 2026

Kolumbi — I kërkuari i “Tren de Aragua” bie nga kati i 8 gjatë operacionit të policisë

Një operacion i policisë kolumbiane për të arrestuar anëtarët e bandës famëkeqe “Tren de Aragua” ka përfunduar me një tragjedi.

Sipas mediave të huaja, Ender Alexis Rojas Montan, 31 vjeç, u rrëzua nga kati i tetë i një ndërtese teksa përpiqej t’i shpëtonte arrestimit. Ai tentoi të kalonte në një kat më poshtë, por humbi ekuilibrin dhe ra në trotuar, duke ndërruar jetë në vend.

Në apartamentin ku po fshihej, policia gjeti drogë me vlerë rreth 10 mijë dollarë dhe arrestoi tre anëtarë të tjerë të bandës, të gjithë shtetas venezuelianë.

Ndër të arrestuarit ishte edhe Cabeza Calderón, i njohur me nofkën “Toro”, një nga njerëzit më të afërt të udhëheqësit të organizatës kriminale, Héctor Guerrero Flores, i cili është në kërkim në Peru që prej vitit 2023 për zhvatje dhe trafik droge.

Operacioni është pjesë e një fushate të gjerë të autoriteteve kolumbiane për çmontimin e rrjeteve të “Tren de Aragua”, bandë që ka shtrirë aktivitetin kriminal në disa vende të Amerikës Latine.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...