5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Koment: Demokracia amerikane në rrezik!

Në SHBA është rrezikuar e ardhmja e sistemit. Ajo që përjetuam më 6 janar 2021 ishte vetëm fillimi. Duket dramatike, por e ardhmja e shtetit demokratik është në pyetje, mendon Ines Pohl.

Ishte e pritshme në fakt – ndërhyrja e dhunshme në Kapitol në Uashington, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, më 6 janar, saktësisht një vit më parë.

Kjo sepse edhe para hapjes së qendrave të votimin në zgjedhjet e kaluara presidenciale, presidenti i atëhershëm Donald Trumpthoshte se shkaku i vetëm që ai mund të mos i fitojë zgjedhjet mund të jetë manipulimi i tyre. Kështu Trumpi dhe miliona simpatizantë të tij bën të ditur se nuk do ta pranojnë humbjen.

opennews.al

Pak para një grusht shteti të vërtetë

Ai humbi. E mbështetësit e tij radikalë sulmuan Kapitolin ditën kur Kongresi donte të miratonte zyrtarisht zgjedhjen e Joe Biden-it. Këto imazhe tronditën botën. Por ne e kuptuam vetëm së fundi, para disa javësh, se sa afër një grusht shteti të vërtetë ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm falë reagimit të disa zyrtarëve nuk ndodhi gjakderdhja në ndërtesën e Kapitolit, me një zëvendëspresident të vdekur. Të vdekur, sepse ai donte t’u bindej rregullave demokratike, e jo urdhërave të presidentit. Kjo ishte vërtet shumë pranë.

opennews.al

Ajo që do të duhej të ishte një thirrje për zgjimin e të gjitha forcave demokratike, pavarësisht përkatësisë partiake, është shndërruar në një peng tjetër në spektaklin destruktiv politik amerikan. Republikanët po përpiqen edhe sot e kësaj dite të pengojnë zbardhjen e asaj që ka ndodhur atë ditë. Në vend të zbardhjes së ngjarjeve dhe kthimit në një garë politike për argumentin më bindës, që përfshin edhe respektimin e një mendimi ndryshe, përçarjet janë thelluar.

Humbjet e demokratëve

opennews.al

Prej ditës së parë të epokës së presidentit Joe Biden, republikanët kanë nisur përgatitjet për fushatën e ardhshme presidenciale. Ndërkohë që demokratët në pushtet po zhvillojnë beteja mes krahëve të ndryshëm brenda partisë, për shkak të pandemisë korona. Republikanët po parandalojnë ndihmën e rëndësishme financiare shtetërore, në mënyrë që administrata e Bidenit të mos mund të mbledhë asnjë pikë politike për fushatën e ardhshme zgjedhore.

Por më të rrezikshmet janë ndryshimet në zonat zgjedhore, të cilat i kufizojnë të drejtat elementare demokratike të zgjedhësve me ngjyrë dhe të pakicave të tjera. Ndërkohë që ka edhe kërkesa të cilat në thelb synojnë vetëm një qëllim: Të parandalojnë votuesit e mundshëm demokratë që të votojnë.

Boshti nuk është i sigurt

Shtetet e Bashkuara janë me të drejtë krenare për arritjet e lëvizjeve për të drejtat civile. Sado i papërsosur të jetë vendi, boshti i demokracisë me të drejtë vote për të gjithë qytetarët dukej i sigurtë.

Por kjo nuk është më kështu. Në një vend ku falë rregullave të lojës në rrjetet sociale është më e lehtë për teoricienët e konspiracionit racist të dominojnë klimën politike, sesa për presidentin në detyrë, duhet të përgatitesh për më të keqen. Për momentin, të paktën, duket se askush nuk ka një përgjigje konkrete se si të parandalohen populistët, të cilët janë gati të përmbysin sistemin për të siguruar një pushtet të përhershëm.

/DW

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...