35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Komisioneri Varhelyi jep lajmin: Javën e ardhshme mbërrijnë 651 mijë vaksina Pfizer në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfiton…

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varheyli, jep lajmin se javën e ardhshme do të mbërrijnë në Ballkanin perëndimor 651 mijë vaksina të Pfizer.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri Varheyli thekson se javën që vjen do të udhëtojë edhe vetë në Ballkanin Perëndimor, për të sjellë dozat e vaksinave të kompanisë Pfier-BioNTech.

“Unë do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, pasi vaksinat e para kundër Covid-19 të financuara nga BE arrijnë në rajon. 651 000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech do të dorëzohen në muajin maj deri në gusht për të rritur fushatën e vaksinimit. Ne kujdesemi!”, shkruan komisioneri Varhelyi.

Nga kjo dërgesë e BE, 145.000 doza vaksine do të sillen në Shqipëri. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, njofton se komisioneri Varhelyi do të jetë në Shqipëri për të sjellë vaksinat ditën e mërkurë, më 5 maj.

“Komisioneri Oliver Varhelyi 🇪🇺 do të jetë në Tiranë të mërkurën më 5 maj ndërsa do të mbërrijnë dozat e para të vaksinave anti #COVID19 të financuara nga #BE. Kjo dërgesë konfirmon angazhimin e vazhdueshëm për të ofruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë”, shkruan ambasadori Soreca.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...