5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Komisioneri Varhelyi: Konferenca e Dytë Ndërqeveritare – Një moment historik për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë fjalimit të tij theksoi se Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian është një moment historik për Shqipërinë në procesin e saj të integrimit. Ai u shpreh se ky moment është çelësi për bisedimet thelbësore që do të përfshijnë negociatat mbi kushtet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Jeni duke festuar një vendim shumë të rëndësishëm sot. Termat teknikë mund të tingëllojnë të thatë, por në fakt, kjo tregon se tashmë është hapur rruga për bisedimet thelbësore që do të vendosin kushtet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE,” tha Varhelyi, duke falënderuar Hungarinë për përparësinë politike që ka vendosur për zgjerimin.

Ai gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e zgjerimit për BE-në: “Pa zgjerim, Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Na duhet që ky proces të përshpejtohet.”

Komisioneri kujtoi gjithashtu se BE-ja ndërhyri menjëherë pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, dhe që kjo përvojë e përbashkët ndihmoi në formësimin e një qasjeje të re të BE-së ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë.

Varhelyi përmendi reformat e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor. Ai vlerësoi përkushtimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrat e saj dhe për të krijuar besimin e nevojshëm për anëtarësimin në BE, duke shtuar se “Shqipëria kurrë nuk është stepur për të bërë gjithçka të nevojshme për anëtarësimin.”

Dua të falenderoj presidencën Hungarinë që vendosi zgjerimin si përparësi politike dhe bëri përpjekje të jashtëzakonshme për ta nxitur më tej. Pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Na duhet zgjerimi të bëhet më e fortë”, tha Oliver Varhelyi.
Është çelur rruga për bisedime thelbësore. Ç’ka nënkupton se do negociojmë kushtet që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së. Falënderoj presidencën hungareze për presidencën për përpjekjet për të nxitur procesin dhe shtyrë atë më tej. Për të ecur përpara drejt përmbylljes së procesit të anëtarësimit. Është e padiskutueshme për BE dhe udhëheqësve për 3 përparësinë kryesore. Na duhet zgjerimi që BE të bëhet më e fortë. Krahasuar me 2019, kur e nisëm, kemi bërë shumë rrugë të gjatë para.
Më kujtohet kur telefonova kryeministrin Rama, kur ata ishin përballur me një tërmet shkatërrues. Ndërhymë menjëherë për të ndihmuar dhe kjo formësoi pjesën tjetër të mandatit dhe solli qasje të re. Ajo ç’ka trajtova nga Komisioni Junker dhe kryeministri e përmendi, ishte si një skenë e makinës së përplasur, se sa një portofol. 3 përpjekje të dështuara për të nisur marrëveshjen e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Dhe u desh politika e zgjerimit së pari të ngrihej në këmbë, e më pas të merreshim me integrimin e mirëfilltë. Për të arritur shoqëri të ngjashme, përparësi të ngjashme dhe kjo u arrit me planin ekonomik, metodologjinë e re dhe tani i treti plani i rritjes që po përshpejton zgjerimin. Dhe në fund të mandatit, shpresoj të shoh kryeministrin Rama të emërojë apo propozojë Komisionerin e parë.
Në fillim ai më shihte me një nivel modest pikëpyetjeje, nëse kjo do ishte e mundur dhe është e mundur se Shqipëria mori një përqasje të re, për t’i bërë gjërat dhe kjo nënkupton për të bërë gjithçka duhet.
Kishim në 2020 shqetësime të mëdha për krimin e organizuar, korrupsionin, sistemin gjyqësor dhe ne u futëm shumë thellë me kryeministrin dhe ai i ka realizuar këto, duke krijuar besimin copë pas cope, tullë pas tulle dhe duke realizuar procesin.
Duke hedhur sytë pas kemi kaluar Covidin, kemi dorëzuar vaksinat. Pastaj një problem tjetër që s’kishte lidhje me Shqipërinë, por 2022 patëm konferencën e parë ndërkombëtare me Shqipërinë, ç’ka nënkuptonte se procesi i integrimit e anëtarësimit nisi. Kemi pasur çështje që kanë qenë probleme prej kohësh, tani keni Kolegjin e Europës dhe të tjera zhvillime.
Dhe kjo ka ndodhur se Shqipëria kurrë s’është stepur për të bërë gjithçka të nevojshme për anëtarësimin në BE dhe të vazhdojë se megjithë instrumentet që kemi Shqipëria duhet të integrohet.
Jemi në nivelit të 60% të plotësimit të buxhetit dhe zbatimit, kjo nënkupton që efektivisht programi është edhe mbi atë që kemi 7 mld investime, por mund të shkojë edhe 20 mld në rajon, që krijojnë ekonomi të re por edhe zhvillim në Ballkan Perëndimor.
Qoftë mjedisi, ujërat e ndotura, ekonomia, biznesi etj. Mirëpresim reformat e mëtejshme që të bëheni anëtarë. Shpresoj që kur të vij koha të kem ikur, ju të përshpejtoni punën që ju e keni kaq për zemër”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT