26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Kryeministri Rama pritet me ngrohtësi nga emigrantët Shqiptarë në Luksemburg

Gjatë daljes së tij nga godina e Bashkimit Europian në Luksemburg, kryeministri Edi Rama u përball me një surprizë të këndshme. Një grup emigrantësh shqiptarë kishin qëndruar për disa minuta matanë rrugës, duke pritur rastin për të bërë një foto me të. Ata e përshëndetën me entuziazëm dhe falënderime, duke shprehur shpresën e tyre për progresin e shpejtë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Një nga të pranishmet, një grua, i kërkoi kryeministrit një foto me grupin, ndërsa ai me kënaqësi pranoi dhe pozoi bashkë me ta, duke mbajtur flamurin shqiptar. Pasi realizuan foton, Rama i falënderoi për pritjen e tyre të ngrohtë dhe u largua, i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Bruksel, ndërsa grupi i emigrantëve e përshëndeti me fjalët “urime, urime.”

Ky moment u nda më vonë nga vetë kryeministri në rrjetet sociale, ku postoi një foto të takimit dhe shënoi: “Krenar për Shqipërinë! Në dalje të godinës së Bashkimit Europian, në Luksemburg.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...