10.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Komisioni i Ligjeve/ Aibeaj debaton me Majkon: “Pastrimi i parave është ndër gangrenat më të mëdha që ky vend ka”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka debatuar me ish-ministrin dhe deputetin socialist, Pandeli Majko, teksa kanë diskutuar për veprimtarinë e SPAK në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti Alibeaj kërkoi që të futet në draft për vitin 2022 edhe propozimi që të ndalohet rreptësisht ndërhyrja e politikës te SPAK, ndërsa drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, se kanë ndërhyrë, duke shtuar se “fatkeqësisht nuk i shpëtoi tundimit të ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë edhe Majko”.

Nga ana e tij, deputeti Majko tha se është i vetëdijshëm që është kaluar pak caku, por sipas tij, nuk mund të akuzohet qeveria pse bën deklarata.

Alibeaj: Është e qartë që pastrimi i parave është ndër gangrenat më të mëdha që ky vend ka. Ndaj do duhet t’i përcillet SPAK, sepse pastrimi i parave i ngritur në piedestal, pra i kryer nga krimi i organizuar, është një gjë faktike tashmë. Ndaj dhe kjo gjë do duhet hetuar nga SPAK. Inceneratorët, cështja Beccheti, koncesionet në shëndetësi, duhet të hetohen nga SPAK.

Duhet ndalur ndërhyrja e politikës te sistemi i drejtësisë, si Rama, ministri i drejtësisë, dhe fatkeqësisht nuk i shpëtoi tundimit të ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë edhe Majko. Duhet ndaluar me forcë kjo ndërhyrje. Unë e di që drejtësia nuk ka gojë të flasë e të bëjë replikë me politikën, por në situata të tilla, të paktën njëherë në vit, kur ata vijnë e raportojnë, t’ua krijojmë ne mundësinë, që sa herë goditen drejtpërdrejtë apo dikush do t’i udhëzojë si të kryejnë detyrën, ata të kenë të drejtën që publikisht të reagojnë. Do të hiqte cfarëdolloj pështjellimi, që do t’i shqetësonte në punën e tyre. Unë besoj se do t’i dalin për zot punës, nëse do të përgjigjen, në të kundërt rreziku do të jetë i madh, ku do të krijohet përshtypja që presioni i kryeministrit e ka bërë punën dhe ata heshtin.

Majko: I vlerësoj gjitha propozimet e kolegut. I kërkoj t’i cojë me shkrim pranë Sekretarisë. Por i lutem të shikojë dhe raportin e Kuvendit në strukturën e drejtësisë. Nuk është më ajo marrëdhënie që kemi pasur, është krejt tjetër. Edhe unë vetë jam i vetëdijshëm që e kemi kaluar pak cakun. Për të bërë rekomandime, që të akuzohet qeveria, kryeministri apo ministri i Drejtësisë, mendoj se do keni mirëkuptimin maksimal që nuk mund të detyroni një mazhorancë të shprehet, megjithatë keni të drejtën tuaj të bëni propozime. Deri më sot nuk ekzistojnë eksperienca të tilla.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve” – Prokuroria kërkon paraburgim për 10 kryesues të QKN-ve...

0
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të ndaluar...

“Posta automatike e Epstein është e pavërtetë” – Bill Gates mohon akuza nga dokumentet...

0
Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të fundit lidhur me Jeffrey Epstein, duke mohuar çdo akuzë që lidhet me sjelljen e tij...

Vdekja e Leonard Farrukut në anijen e azilkërkuesve në Britani trondit komunitetin dhe nxit...

0
Leonard Farruku, 27-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm, ku ishte strehuar si azilkërkues në Portland,...

Khloe Kardashian: “Kam frikë të hyj sërish në lidhje”

0
Khloe Kardashian ka rrëfyer se prej kohësh vuan nga sarmasofobia – frikë e fortë nga angazhimi në marrëdhënie romantike. Ajo foli hapur për këtë...

Situata në Ukrainë: pretendime ruse për kontroll, por realiteti në terren mbetet i pandryshuar

0
Në juglindje të qytetit ukrainas Kupjansk ndodhet qyteza e vogël Kupjansk-Vuzlovi, një zonë që së fundmi është bërë sërish objekt pretendimesh nga ana e...