22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos që mësimi për nxënësit e gjimnazit të zhvillohet me prezencë në klasë

Komiteti Teknik i Ekspertëve thotë se do t’i propozojë ministrisë së Arsimit që mësimi për nxënësit e gjimnazit të zhvillohet me prezencë në klasë, por duke respektuar me rigorozitet masat anti-Covid.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli teksa bëri një prezantim të situatës tha se ka një rritje të lehtë te rasteve, por kjo nuk do të ndikojë në ndryshimin e masave.

“Duke parë këtë situatë, Komiteti mendon që ti propozoje ministrisë së Arsimit, që sa i përket procesit arsimor parauniversitar ta kalojë nga kombinimi në prezencë në klasë duke ndjekur protokollet”, tha Rakacolli.

Po ashtu Rakacolli bëri te ditur se procesi i vaksinimit ka ecur me ritme te larta, duke kaluar edhe Kroacine.

“Sic shihet nga këto shifra dhe nga këto analiza komitetin e ekspertëve ka arritur në konkluzionin se situata ka vijuar të mbetet qëndrueshme, por kemi parasysh këtë tendencë të rritjes të të shtruarve në spitale ashtusikurse edhe në ata që kanë pasur nevojë të thërrasin 127. Të shpresojmë që kjo situatë mos rëndohet.

Vaksinimi ka ecur me ritme të mira. Ka mbaruar vaksinimi me dy doza i personelit mjekësor dhe një pjesë e mirë e arsimtarëve. Janë vaksinuar policët. Ka vazhduar vaksinimi i grupeve të riskut. Pra vazhdojnë të jemi nga vendet e para sa i takon vaksinimit në Ballkan,  duke lënë prapa edhe Kroacinë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...