14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kompania gjermane Formycon/ ka njoftuar se ka zhvilluar një ilaç kundër COVID-19

Kompania biofarmaceutike nga Gjermania, Formycon, ka njoftuar se ka zhvilluar një ilaç kundër COVID-19 që plotësisht mund të ndalojë infektimin e qelizave, shkruan Al Jazeera.

Pritet që ky ilaç të marr lejen për përdorim urgjent për afro një vit. Kompania Formycon me seli në Minhen, disa ditë më parë ka bërë të ditur se ka zhvilluar ilaçin kundër coronavirusit që quhet FIB207, që parandalon plotësisht infektimin e qelizave.

Proteina e shkrirë e Formycon për antitrupa aktivizohet në receptorin ACE2, që ndodhet në sipërfaqen e qelizës dhe që është pika kryesore e hyrjes në qelizat njerëzore për SARS-CoV-2 dhe coronavirusët tjerë.

Drejtori i kompanisë Carsten Brockmeyer, ka theksuar se ilaçi paraqet një shans për pacientët shumë të sëmurë, për të cilët deri më tani nuk ka ekzistuar ndonjë terapi që ishte mjaftueshëm efikase.

Në anën tjetër analisti Damien Choplai nga kompania Kepler Cheuvreux, pretendon që përveç mbrojtjes nga coronavirusi që ofron FIB207, ajo reagon edhe ndaj mutacionit që aktualisht një gjë të tillë nuk e bëjnë as vaksinat.

Përparësia e këtij ilaçi të zhvilluar nga Formycon është se bllokon hyrjen që virusi e shfrytëzon për të infektuar qelizat. Në këtë mënyrë mbron edhe nga mutacioni, që sigurisht se në të ardhmen mbron edhe nga epidemitë e tjera të coronaviruseve.

Ilaçet e antitrupave si Remdesivir kanë treguar se kryesisht janë jo efikase, derisa koktejet e antitrupave u sugjerohen pacientëve vetëm në fazën e hershme të sëmundjes.

Formycon ka zhvilluar bisedimet me agjencinë evropiane për barna dhe atë amerikane për ushqim dhe barna, nga të cilët shpreson që marrë miratimin për përdorim emergjent deri në fillim të vitit 2022.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...