25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Arrestohet një 37-vjeçar nga Tirana / Akuza për “Pornografi” në rrjet, me të mitur.

Finalizohet operacioni “Zbulimi”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e pornografisë me të mitur në rrjetet sociale.

Si rezultat i operacionit, pas një hetimi dyvjeçar, është identifikuar dhe goditur një rast duke vënë në pranga një 37-vjeçar, mbi të cilin rëndon akuza për “Pornografi” në rrjet, me të mitur.

NJOFTIMI I PLOTË
Nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u finalizua operacioni policor “Zbulimi”.

Pas një hetimi dyvjeçar duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me informacionin e marrë nga partnerët ndërkombëtarë për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

 

 

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin:

I. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna të rreme. Gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky shtetas ka konsumuar elemente të kësaj vepre penale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

Policia e Shtetit apelon për më shumë kontroll të prindërve ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të rrjeteve sociale dhe për çdo rast të abuzimit në rrjetet sociale me fëmijët e tyre, qytetarët të denoncojnë pranë Njësisë C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në adresën e postës elektronike [email protected].

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...