Dosja hetimore e Prokurorisë së Elbasanit, për operacionin në burgjet e vendit, koduar “Trinomi”, ku u dokumentua implikimi i 28 personave, mes tyre gardiane, e zyrtare te larte te policise se Burgjeve, si dhe te denuar VIP, zbulon detaje nga menyra se si ata thyenin rregullat me veprimtarine e tyre kriminale.
Në dosje permenden dëshmi e fakte se si të dënuarit në burgun e Korçës vendosnin baste sportive nga ambientet e burgut dhe realizonin festa me alkool e drogë.
I burgosuri Leo Osmani, ka organizuar një festë në burgun e Korçës, në të cilin vuante dënimin. Në atë festë, janë përdorur alkool dhe lëndë narkotike, të siguruara në qeli nga Osmani, i cili kishte arritur të krijonte lidhjet dhe furnizuesit e tij.
Nga ana tjetër, policët përgjegjës në atë sektor, nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar, edhe pse kanë konstatuar nisjen e kësaj feste.
Sendet e paligjshme, përfshirë edhe ato për zhvillimin e basteve sportive, i ka futur në burg Aleksandër Alibashi. Ai ka pasur ndihmën e punonjësit të policisë së burgjeve Ilia Beshollari.
Në dosje theksohet se, të dënuarit Aleksandër Llanaj, Delin Hajdari dhe Leo Osmani kanë kontaktuar me Aleksandër Alibashin, për të vënë baste sportive.
Alibashi, i vendoste këto baste në lokalin në pronësi të tij në qytetin e Vlorës. Personi që Llanaj komunikonte më shpesh, ishte e dashura e tij.
Ajo kujdesej për të vendosur bastet sportive të të dashurit, por edhe shokëve të tij të burgut. Komunikimi sipas dosjes hetimore, bëhej nëpërmjet numrave telefonikë të ndryshëm.
Vlonjati që “theu” regjimin “41-Bis”
Reagimi “41-Bis” parashikon izolimin e plotë të personave të burgosur që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, duke mos iu dhënë asnjë mundësi komunikimi me jashtë.
Por, Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, nga Vlora, i futur në këtë regjim në Institucionin e Paraburgimit “313” në Tiranë, ka arritur që të fusë sende të paligjshme në qelinë e tij, si dhe të organizojë veprimtari të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Ai dyshohet se këto sende të paligjshme ka arritur t’i fusë nëpërmjet gardianëve të burgut kundrejt pagesave.
Llanaj i dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Haki Rakipit, Ardi Velajt dhe Albi Limajt, kishte thyer edhe më parë rregullat e burgut dhe për këtë arsye u fut në izolim të plotë.