9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Konflikt për parkimin në Ksamil përfundon me dhunë, 54-vjeçari shqiptar i lënduar, arrestohet turist turk

 

Një debat për një vend parkimi mbrëmjen e djeshme në Ksamil u përshkallëzua në një konflikt fizik, ku një 54-vjeçar shqiptar mbeti i lënduar, ndërsa një turist turk përfundoi në pranga.

Policia e Sarandës arrestoi 26-vjeçarin Hasan Dembiras, shtetas turk me banim në Kosovë, i cili dyshohet se goditi Adriatik Mollanjin gjatë sherrit. Ngjarja ndodhi gjatë një debati verbal për parkimin, ku një grup turistësh turq u përfshinë në përplasje me Mollanjin.

Gjatë konfliktit, 54-vjeçari u shty dhe ra në tokë, duke pësuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku mori trajtimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve, policia arrestoi Dembirasin si autorin e dyshuar të aktit të dhunës. Materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Sarandës, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...