10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kongresi i Arsimit, Rama: Po diskutojmë futjen e gjuhës shqipe si lëndë në çdo nivel të arsimit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Kongresin e Arsimit, ku ka theksuar se gjuha shqipe po kërcënohej më së shumti nga përparimi i teknologjisë dhe presionit që vinte nga të gjitha anët.

Rama tha se për si politika për mbrojtjen e gjuhës po diskutohej mundësia për futjen e lëndës së gjuhës shqipe në çdo nivel arsimi, për të bërë të mundur njësimin e gjuhës shqipe në të gjitha hapësirat ku kishte shqiptarë.

Kryeministri, Edi Rama:

Shumëkush mund të pyesë, por nga se do ta mbrojmë ne gjuhën shqipe? Ndërkohë përgjigjia është shumë e thjeshtë, mjafton që një orë të lundrojë dikush në kanalet e informacionit që të shikojë se çfarë ndodh me gjuhën shqipe, çfarë ndodh me pikat mbi “ë” dhe çfarë ndodh me formulimin e strukturës së fjalive. Teksa brezi i ri përfshihet në rrugën marramendëse të komunikimit përmes telefonave celularë, gjuha është më e rrezikuara dhe nga ana tjetër, kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës tonë por të gjitha gjuhëve të cilat janë në këtë presion të madh.

Ashtu sikundër nga ana tjetër na takon të shohim me shqetësim se domosdoshmëria për të rritur standartet e arsimit dhe për t’i njësuar me standartet bashkëkohore, është një urgjencë më e madhe. Libri po bëhet përditë e më i huaj për brezat në tërësi dhe për fëmijët në veçanti dhe rrugët e komunikimit bëhen gjithmonë e më kaotike. Ne sot kemi nevojë të bashkojmë mendjet tona në të gjitha hapësirat ku flitet shqip. Që nga hapësirat e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë në Mal të Zi e deri tek hapësirat brenda shtëpive të shqiptarëve që janë shpërngulur deri në pikat më të largëta të globit.
Është shumë e rëndësishme që ky bashkim mendjesh të na ndihmojë të vendosim për të nesërmen. Kërcënimi ndaj gjuhës është sot një kërcënim më i madh se asnjëherë tjetër dhe se çdo ditë që kalon e rrit këtë kërcënim. Forcat që e kërcëojnë gjuhën janë të atilla që për nga përmasat duken të pathyeshme.

Është koha për ta diskutuar futjen e gjuhës shqipe në çdo nivel të arsimit. Është mirë të dijmë sesa të aftë janë të rinjtë tanë për ta folur anglishten. Por është mangësi që nuk kemi të njëjtin sistem për gjuhën tonë amëtare që e marrim si të mirëqenë pasi mësojmë fëmijët të mësojnë dhe lexojnë shqip.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...