9.5 C
Tiranë
Wednesday, April 2, 2025
spot_img

Konkurentia transgjinorja tërhiqet nga gara për “Miss Georgia USA”, arsyeja se mbeshtetej Trump

 

Bella Bautista, e cila mbante titullin “Miss Buckhead 2025”, ka vendosur të tërhiqet nga gara për “Miss Georgia USA”, duke hequr dorë nga mundësia për t’u bërë konkurrentja e parë transgjinore në këtë konkurs bukurie.

Në një deklaratë të bërë publike në Instagram, 22-vjeçarja, studente e ekonomisë dhe historisë, njoftoi vendimin e saj për të kthyer kurorën, duke theksuar se organizata nuk përputhej më me vlerat e saj.

Me zemër të rënduar, zyrtarisht heq dorë nga titulli. Kur aplikova për këtë konkurs, e bëra me shpresën se do të thyeja barrierat, do të frymëzoja të tjerët dhe do të tregoja se përfaqësimi është i rëndësishëm. Megjithatë, pas një reflektimi të thellë, arrita në përfundimin se lidhjet dhe veprimet e organizatës nuk përputhen më me vlerat e mia personale dhe misionin tim për përfshirjen dhe një botë pa diskriminim”, shkroi ajo.

Bautista u shpreh se ishte inspiruar për të marrë pjesë në konkurs pas pranisë së dy konkurrenteve transgjinore në Miss Universe 2023, ku Miss Portugalia arriti të kualifikohej në Top 20.

Një nga arsyet kryesore që e shtynë të tërhiqej ishte mbështetja politike e Kim Greenwood, drejtoresha e Greenwood Productions, për presidentin Donald Trump. “Pasi u regjistrova, fillova të vërej publikimet në faqen e saj që mbështesnin Trump-in dhe kjo filloi të shkaktonte shqetësim. Si një person transgjinor, veçanërisht në Gjeorgji, një shtet shumë konservator, nuk dija çfarë më priste”, shpjegoi ajo.

Megjithatë, Bautista është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për përfaqësim dhe përfshirje në botën e konkurseve të bukurisë. “Udhëtimi im nuk ka mbaruar, mendoj se tani fillon vërtet. Shpresoj që një ditë të jetoj në një vend ku identiteti im trans nuk do të kategorizohet nga asnjë anë politike dhe nuk do të shfrytëzohet si një mjet politik”, përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Shqipëri: Zhytësja britanike Rebeka Ganon humbi jetën në eksplorimin e saj të...

0
Rebeka Ganon, një 29-vjeçare britanike e apasionuar pas natyrës dhe sportit të zhytjes, humbi jetën tragjikisht mëngjesin e 19 shtatorit 2022, gjatë një ekspedite...

Ambasada e SHBA në Tiranë: Mesazh i qartë për emigrantët nga Sekretarja e Sigurisë...

0
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të Sekretares Amerikane për Sigurinë Kombëtare, Kristi Noem, ku theksohet rëndësia e ndjekjes...

Përmbytje në Greqi, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Paros dhe Mykonos

0
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Greqisë, kryesisht në ishujt Paros dhe Mykonos. Sipas sipërmarrësit të ndërtimit Elpon Imerja,...

Berisha u bën thirrje kandidatëve të përdorin rrjetet sociale: “Shkarkoni VPN për TikTok-un”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një përdorim maksimal të rrjeteve sociale nga kandidatët për deputetë, duke e cilësuar këtë...

Finlanda tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe rrit shpenzimet për mbrojtjen

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka njoftuar se vendi do të tërhiqet nga Konventa e Otavës, e cila ndalon përdorimin e minave anti-personel. Ky...