13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kontrolle blic nga Policia e Vlorës dhe forcat “Shqiponja”, arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim

Vlorë

Kontrolle blic për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kontrollet nga forcat operacionale të DVP Vlorë, Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policia Rrugore.

Si rezultat i kontrolleve janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga kontrollet e përbashkëta policore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2020, në Vlorë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xh. M., ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe shtetasi E. K.

Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Xh. M., i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të dy vëllezërve.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...