33.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Kontrolle nga SPAK në Elbasan – PD: Policia refuzoi urdhrin për kontroll në tregun e Suel Çelës

Mëngjesin e sotëm, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe efektivët e Policisë së Shtetit zhvilluan një operacion në qytetin e Elbasanit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në fokus të kontrollit ishte banesa e Drejtorit të Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku, si dhe zyrat e një biznesi ndërtimi që dyshohet se ka lidhje me aktivitetet e Suel Çelës, një emër i njohur i krimit të organizuar në Shqipëri.

Urdhër-kontrolli ishte firmosur nga prokurori i posaçëm, Vladimir Mara, ndërsa hetimet janë pjesë e një hetimi të zgjeruar mbi lidhjet mes krimit të organizuar dhe institucioneve publike në Elbasan.

Por një zhvillim i bujshëm ka ardhur nga radhët e opozitës. Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi në një komunikim nga selia blu se Policia e Shtetit ka refuzuar të zbatojë një tjetër urdhër kontrolli, këtë herë për tregun agro-ushqimor në Elbasan, pronë e babait të Suel Çelës.

Deklarata e fortë e PD-së: “Policia nuk zbaton urdhrin e SPAK, por të Ramës”

Këlliçi akuzoi ashpër Policinë e Shtetit dhe qeverinë, duke thënë se vendimi për të mos zbatuar këtë urdhër ishte një akt në kundërshtim me ligjin dhe në favor të krimit të organizuar. Sipas tij, ky veprim konfirmon kapjen e shtetit nga bandat dhe përdorimin politik të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama.

Sot policia e prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama,” – tha Këlliçi.
“Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS-së në rajon, grupit të Suel Çelës.”

Ai shtoi se kjo është një përpjekje e qëllimshme për të ruajtur infrastrukturën kriminale të manipulimit të zgjedhjeve, veçanërisht në prag të 11 majit, një datë që PD e konsideron vendimtare për ndryshimin politik në vend.

Thirrje ndërkombëtare dhe akuza për ndikim në drejtësi

Në deklaratën e tij, Këlliçi akuzoi Ramën se përdor SPAK sipas interesit personal, duke e “frymëzuar kur i duhet dhe poshtëruar kur i prish punë”. Ai e cilësoi këtë si një standard të rrezikshëm në raportin me drejtësinë dhe Europën, duke i bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë të reagojnë ndaj kësaj faqeje të errët në librin e zi të Ramës.

Partia Demokratike theksoi se qeveria po e përdor shtetin për të mbrojtur bandat, ndërsa qytetarët ndodhen të pambrojtur. Thirrja për qytetarët është e qartë: më 11 maj të ngrihen për të rikthyer shtetin në anën e qytetarit dhe për ta çuar Edi Ramën në “koshin e historisë”, siç u shpreh Këlliçi.

Ngjarja pritet të pasqyrohet gjerësisht në ditët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse SPAK do të japë një reagim zyrtar për këtë incident dhe refuzimin e urdhrit nga Policia e Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...