28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kosova nis vaksinimin e djemve kundër HPV nga shkurti: Një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të kancerit

 

Nga shkurti, Kosova do të nisë imunizimin e djemve me vaksinën kundër Papilloma Virusit (HPV), duke zgjeruar kështu mbulimin me këtë vaksinë që prej vitit të kaluar administrohet për vajzat.

Në një konferencë për mediat, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se ky është një hap thelbësor për parandalimin e sëmundjeve serioze të shkaktuara nga HPV, që prekin si djemtë ashtu edhe vajzat.

Deri tani, 10.000 vajza të moshës 11-12 vjeç janë vaksinuar që nga nisja e programit të imunizimit në vitin 2023. Po e njëjta grupmoshë do të jetë objektivi edhe për djemtë.

HPV dhe rëndësia e vaksinimit

HPV është një virus seksualisht i transmetueshëm, që mund të shkaktojë lloje të ndryshme të kancerit si ai i qafës së mitrës, i fytit dhe zona të tjera të trupit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raporton se në vitin 2019, HPV ka shkaktuar 620.000 raste të kancerit te gratë dhe 70.000 raste te burrat.

Procesi i vaksinimit dhe siguria

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) theksuan se vaksina është falas dhe është shpërndarë tashmë në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit të vajzave do të vazhdojë paralelisht me atë të djemve.

Fetije Fetaj nga IKSHPK siguroi se deri tani nuk është raportuar asnjë rast i efekteve të rënda anësore nga vaksina.

Prindërit janë ftuar të tregojnë bashkëpunim dhe ndërgjegjësim, duke imunizuar fëmijët e tyre për të parandaluar sëmundjet që lidhen me këtë virus.

Vaksinimi mbetet vullnetar, por rekomandohet fuqimisht nga autoritetet shëndetësore si një masë parandaluese jetike për shëndetin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...