20.7 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Kosovë zgjedhjet/ 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë në raundin e parë, PDK merr 4, LDK dhe AAK nga 2

Ndërsa procesi i numërimit të votavë po shkon drejt fundit, rezultatet zyrtare paraprake japin një konfigurim të qartë se kush do t’i udhëheqë disa nga komunat në Republikën e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një rezultat negativ në zgjedhjet e 17 tetorit, ku nuk ka arritur të marrë asnjë komunë në raundin e parë, edhe pse udhëheq në disa prej tyre, shkon në balotazh .

Partia Demokratike (PDK) ka arritur të fitojë 4 komuna pa nevojën e balotazhit, përkatësisht Skenderaj, Ferizaj, Mitrovicë, Hani i Elezit. Gjithashtu udhëheq në Kaçanik, por do të përballet në balotazh me LVV.

LDK ka fituar dy komuna, Pejë dhe Lipjan, ndërkoh AAK, ka marrë Suharekën dhe Deçanin.

Lista serbe ka dalë më e fituar në këto zgjedhje pasi ka fituar 9 prej 10 komunave në të cilat garonte.

Vlen për tu theksuar, se tashmë janë përcaktuar 17 kryetarë të rinj të komunave në Kosovë dhe 21 të tjera do të duhet të garojnë në raundin e dytë për të mësuar kryatrain e tyre.

Disa nga komunat e rëndësishme që do të kenë nevojë për një raund të dytë, pasi shkojnë në balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjilani, Podujeva dhe Gjakova

Në zgjedhjet e së dielës, morën pjesë rreth 43 për qind e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...