12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Dritan Gina/ Tensione para nisjes së seancës, u përplas me Gardën dhe s’u lejua në sallë

KPK ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra prokurori Dritan Gina.

Pasi refuzoi të kontrollohej nga Garda e Republikës, prokurori Dritan Gina u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. KPK shpalli vendimin e shkarkimit në mungesë.

Ndërsa kryesuesja e trupës së KPK kishte filluar seancën duke konstatuar mungesën e subjektit, prokurori Dritan Gina u shty me forcë mes oficerëve të Gardës Republikës dhe u fut pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e shtynë jashtë në pak sekonda.

Dritan Gina akuzohet blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 105 m2 në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës kundrejt çmimit 30 mijë euro në vitin 2011, Gina ka pasqyruar në deklaratën veting si burim krijimi një kredi në shumën 45 mijë euro dhe 35 mijë euro trajtim preferencial.

Relatorja Pine konstatoi se sipas dokumentacionit të administruar për këtë pasuri ka rezultuar se gjatë vitit 2011 janë shlyer të dy këstet 30 mijë dhe 50 mijë euro të përcaktuara në kontratën e shitblerjes me rezervë.

Sipas Pines, O.V., një prej ortakëve të shoqërisë ka deklaruar se i ka zbritur subjektit shumën 35 mijë euro nga çmimi total, për shkak të marrëdhenieve të afërta miqësore. Ajo shtoi se referuar kontratës, rezulton se çmimi është paguar para se të disbursohej kredia.

Komisioni konstaton mospërputhje mes deklarimeve të subjektit dhe dokumentacionit të këtij transaksioni dhe vlerëson se kredia nuk mund të ketë shërbyer për shlyerjen e çmimit të apartamentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...