11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

KQZ publikon fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zyrtarizuar fletët e votimit dhe renditjen e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
Këto zgjedhje mbahen pas largimeve të disa kryebashkiakëve aktualë, të cilët morën mandate deputetësh apo poste qeveritare.

🗳️ Bashkia Vlorë

Në Vlorë, Partia Socialiste garon me deputeten Brunilda Mersini, ndërsa opozita mbështet kandidatin e pavarur Dionis Sota.
Në garë është edhe Gjergji Nika, këshilltar demokrat në bashki, që kandidon si i pavarur.

🗳️ Bashkia Berat

Në Berat, Ervin Ceca, aktualisht nënkryetar i bashkisë dhe drejtues i saj pas dorëheqjes së Ervin Demos, është kandidati i PS-së.
Përballë tij qëndron Pavlo Shkarpa, biznesmen që kandidon si i pavarur me mbështetjen e opozitës.

🗳️ Bashkia Tepelenë

Në Tepelenë, Gramos Sako, ish-drejtor i Gardës së Republikës për 11 vite, garon në emër të Partisë Socialiste.
Kundërshtari i tij është Gabriel Guma, kandidat i pavarur me mbështetjen e opozitës.

🗳️ Bashkia Cërrik

Pas emërimit të kryebashkiakut Andis Salla si ministër i Bujqësisë, drejtimin e përkohshëm të bashkisë e ka marrë Florenc Doka, që tashmë është kandidati zyrtar i PS-së.
Opozita mbështet dy kandidatë të pavarur:
• Amarildo Hoxha, me mbështetjen e Partisë Demokratike;
• Eligert Hima, që garon nën siglën “Shqipëria Bëhet”.

🗳️ Bashkia Mat

Në Mat, gara zhvillohet mes tre kandidatëve.
Pas largimit të Agron Malajt për të hyrë në Kuvend, Partia Demokratike mbështet avokatin Eduart Brahilika, si kandidat të pavarur.
Partia Socialiste garon me Altin Bojnin, aktualisht kryetar në detyrë i bashkisë.
Ndërkohë, Suzana Pasha, ish-drejtuesja e Forumit të Gruas Socialiste në Mat, ka zgjedhur të kandidojë si e pavarur, pas përplasjeve me strukturat lokale të PS-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...