15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

KQZ reagon pas situatës në Rrogozhinë: Komisionet e QV-ve të respektojnë Kodin Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.

Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.

Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT