20.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Kreshnik Çollaku: Abstenimi për mandatin e Xhaçkës, akt jo kushtetues që rrezikon Parlamentin

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një intervistë televizive, shprehu shqetësimin e tij për vendimin e mazhorancës socialiste, e cila abstenuan në seancën plenare të djeshme duke refuzuar dërgimin e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka, në Gjykatën Kushtetuese. Çollaku e cilësoi këtë veprim si një arsye për shpërndarjen e Parlamentit, duke e konsideruar një akt të rëndë dhe jo kushtetues.

Parlamenti nuk mund të degradojë në këtë mënyrë. Ky është një anormalitet që turpëron çdo shqiptar. Në një vend normal, sot duhej të kishte rënë Parlamenti. Ai ka bërë një akt jo kushtetues, duke refuzuar dhe asgjësuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Parlamenti ka përdhosur Kushtetutën dhe me votën e PS-së, Republika ka rënë. Kjo është një formë e grushtit të shtetit pa armë,” theksoi Çollaku.

Sipas tij, refuzimi i Parlamentit për të marrë masa në lidhje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese është një akt që dëmton rëndë funksionimin e institucioneve demokratike të vendit.

Situata në PD dhe nevoja për unitet në opozitë

Duke folur për situatën brenda Partisë Demokratike, Çollaku theksoi se është e dëmshme për opozitën që të shkojë e përçarë në zgjedhje, duke argumentuar se përçarja do të ishte “vetëvrasje politike.”

Është e dëmshme që opozita të thërrmohet. Nëse ka ide të ndryshme, nuk shoh ndonjë dramë në këtë, por është thelbësore që opozita të mos shkojë e ndarë në zgjedhje,” deklaroi ai. Çollaku, gjithashtu, shtoi se ka qëndruar brenda grupit të PD-së, duke refuzuar të dalë nga ai, dhe flet bazuar në ndërgjegjen e tij.

Raporti me SHBA-në, thelbësor për PD-në

Çollaku gjithashtu theksoi rëndësinë e raporteve të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i konsideruar ato jetike për partinë. Ai nënvizoi se çdo individ, pavarësisht pozitës, duhet të përballet me drejtësinë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.

Raporti i PD-së me SHBA-në është jetik. Çdo individ, edhe më i rëndësishmi, duhet të ballafaqohet me drejtësinë pa imunitet. Beteja me drejtësinë kërkon kushte të drejta dhe të barabarta,” përfundoi Çollaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...