29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: “Kreu i qeverisë po paraqitet në media me arrogancë dhe gjuhë të padenjë”

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe të tërhiqet nga deklaratat cinike.

Në një deklaratë për mediat Kovaçi pohoi se kolegët e tij po shantazhohen dhe kërcënohen, për të hequr dorë nga nisma për grevë urie.

“Deklaratë mbi qëndrimet e kryeministrit ndaj trupës akademike.
Arsimi i lartë si e mirë publike duhet mbështetur nga të gjithë. Kreu i qeverisë po paraqitet në media me arrogancë dhe gjuhë të padenjë për një vend që aspiron BE. Kundërvënie për një protestë paqësore, dëshmon se sa thellë ka hyrë politika në arsim. Është ky shtrëngim i dhunshëm i politikës që po intimidon, kërcënon, shantazhon kolegët tanë teksa janë duke marrë hapin sublim të grevës së urisë. Mosreagimi në nivel të intelektualëve, është plaga më e madhe e Shqipërisë që shkon drejt një dimensioni të katastrofës sociale. Kjo shtresë po përballet me të drejta të pohuara që krijon trysni diktatoriale në arsim e kudo. I nderuar kryeministër, ajo që me cinizëm e quajtët ‘çeta e pedagogëve’ është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës. Çeta që ju flisni përfaqëson 75% të firmëtarëve të kësaj iniciative dhe do i qëndrojë deri në fund kauzës deri në grevë urie, që është alarmi i kuq që s’doni ta shikoni. Ndaloni sulmet e ulëta ndaj pedagogëve të cilët janë duke u ushtruar të drejtë të garantuar me kushtetutë. Greva jonë është e drejtë e ligjshme që forcon dinjitetin e profesionit. Greva vazhdon, s’do tërhiqemi.”, tha Kovaçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...