35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Krifca i kundërpërgjigjet Braçes: Janë mbi 7300 fermerë që u është aprovuar nafta, më vjen mirë që rrisin çmimet

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca pas mbledhjes së qeverisë, u pyet nga gazetarët në lidhje me prodhimin e qumështit dhe kritikat të deputetit socialist Erion Braçe se gruri sot është në pikën më kritike.

Ajo u shpreh se qeveria ka mbështetur fermerët përmes një buxheri 7.3 miliardë lekësh teksa shtoi se janë mbi 7300 fermerë që kanë marrë naftë.

Krifca tha më tej se kriza ekonomike ka prekur edhe bujqësinë, por nuk pranoi se fabrikat e prodhimit të qumështit janë në prag falimenti.

Pyetje: A jeni të shqetësuar se fabrikat e prodhimit të qumështit po falimentojmë , ndërsa gruri është në pikën më kritike?

Krifca: Kriza që po jetjmë ka prekur shumë sektorë, edhe bujqësinë, jemi përballë rritjeve të cmimeve, për këtë arsye qeveria i i ka dhënë fermerëve, 3.7 mld lekë, 7300 fermerë u është aprovuar karta për të marrtë naftë dhe kanë marrë naftën, sepse kemi këtë sensibiletet, për tu shërbyer në kohë reale.

Ne jemi të varur nga cmimet ndërkombëtare, gruri ka nevoja, për blegtorinë, ne aktualisht plotësojmë mbi 90 % të nevojave të vendit për qumësht.

“Kriza ka prekur dhe bujqësinë. Jemi përballë rritjes së çmimeve të imputove. Qeveria u është gjendur fermerëve këtë vit si asnjëherë tjetër me buxhetin më të madh të vënë ndonjëherë në dispozicion.

Sa i takon imputeve bujqësore ne jemi fatkeqësisht të varur nga çmimet ndërkombëtare. Gruri ka nevoja për ujitje dhe kemi bërë investime të qenësishme. Sot ne kemi fabrika përpunimi të qumështit, që kanë standarde ndërkombëtare. Sjellin produkte cilësore.

Çmimi i fermerëve është rritur siç janë rritur edhe çmimet e tjera. Më vjen mirë që çmimi për ta është rritur. Ne plotësojmë 95% të nevoja të vendit për qumësht. Nuk kam dijeni se fabrikat janë në rrezik. Hap pas hapi aty ku ka nevojë të mbështete sektori jemi këtu. Duhet të shikojmë parashikimin e mbjelljeve. Nuk kemi indikatorë që po prodhohet më pak”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...