7.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

Krim i rëndë në Itali: 17-vjeçarja gjendet e vrarë në kanal, arrestohet ish-i dashuri 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Itali, pasi një vajzë 17-vjeçare është gjetur e vrarë në një kanal në Nizza Monferrato, në provincën e Asti-t. Për krimin dyshohet një 20-vjeçar, i cili është arrestuar nga autoritetet.

Sipas hetimeve paraprake, viktima, e identifikuar si Zoe Trinchero, kishte kaluar mbrëmjen me shoqet në disa lokale të qytetit dhe më pas ishte larguar e vetme. Trupi i saj u zbulua nga një banor i zonës, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Ekspertiza fillestare mjeko-ligjore ka evidentuar shenja dhune, trauma në kokë dhe prova që sugjerojnë mbytje. Autoritetet bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje.

I arrestuari ishte i njohur i viktimës dhe, sipas burimeve zyrtare, më herët kishte pasur një lidhje sentimentale me të. Pas një marrjeje të gjatë në pyetje, ai ka pranuar autorësinë e krimit para hetuesve.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga humbja e adoleshentes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“E kam të vërtetuar: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother” –...

0
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më...

“Sulme ajrore amerikano-izraelite goditën fabrikën e uraniumit në Iran” – raportojnë mediat iraniane

0
Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars,...

Aktorja turke, Hande Erçel para prokurorit në Stamboll: “Urdhër ndalimi për drogë”

0
Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, u kthye në Stamboll dhe u paraqit dje në Gjykatën e Çaglajanit, ku dha dëshminë e saj para...

Reperi i kthyer politikan fiton shumicën parlamentare në Nepal: “Balen” triumfon me 182 vende

0
Në një surprizë historike, Partia Rastriya Swatantra e Balendra Shah, i njohur si reperi hip-hop “Balen”, ka siguruar një shumicë të madhe në parlamentin...

“Shqipëria nuk ka minimum jetik”/ Berisha: Pensionistët përdoren për vota, gjysma e popullsisë përballet...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Departamentin e Çështjeve Sociale në selinë blu, ku një nga temat kryesore ishte përcaktimi...